Udhëzues praktik ndërveprimi mes të mësimdhënësve dhe asistenteve
Udhëzues praktik ndërveprimi mes të mësimdhënësve dhe asistenteve

Ky udhëzues ka për qëllim të ndihmoj mësimdhënësit dhe asistentët përgjatë mësimit në distancë me nxënës më nevoja të veçanta arsimore. Ky udhëzues, përveç sqarimit të rolit dhe ofrimit të udhëzimeve për mësimdhënësit gjithëpërfshirës dhe asistentët, ofron edhe informata se si të veprohet gjatë mësimit në distancë.

Formulari i raportimit dhe raporti i monitorimit nga shkolla
Formulari i raportimit dhe raporti i monitorimit nga shkolla

Formular për raportimin dhe referimin e fëmijëve me nevoja të veçanta për vlerësim pedagogjik tek Ekipi Vlerësues Komunal. Ky formular përbëhet nga dy pjesë: Tabela e Raportimit që shkolla ia dërgon Ekipit Vlerësues Komunal në formë referimi për vlerësimin e fëmijës; dhe Raporti i Monitorimit që shkolla, pas një kohe të caktuar dhe pas ndërhyrjes didaktike e arsimore të nxitur në shkollë, evidenton progresin e arritur në funksionimin e fëmijës brenda kontekstit të klasës dhe shkollës.

Profili i funksionimit të fëmijës dhe rekomandimet ekipi vleresues
Profili i funksionimit të fëmijës dhe rekomandimet ekipi vleresues

Ky dokument plotësohet nga Ekipi Vlerësues Komunal dhe u dërgohet shkollës me qëllim të ofrimit të sugjerimeve për punën arsimore dhe didaktike që do të kryhet në shkollë. Në veçanti, duke u nisur nga niveli i performancës që merret nga tabela e raportit, Ekipi Vlerësues Komunal do të tregojë nivelin e kapacitetit. Në përfundim të këtij procesi, Ekipi Vlerësues Komunal do të jetë në gjendje t’I ofrojë shkollës sugjerime në drejtim të zvogëlimit të pengesave në nxënie dhe pjesëmarrje dhe fuqizimin e lehtësuesve për të mësuar dhe për t’u inkuadruar.

Dita ime - planifiko ditën gjatë qëndrimit në shtëpi
Dita ime - planifiko ditën gjatë qëndrimit në shtëpi

Një dokument që do t’ju ndihmojë të planifikoni ditën e fëmijës kur qëndroni në shtëpi gjatë kohës së vetizolimit si pasoje e COVID-19.

Arsimi gjithëperfshirës -Broshure
Arsimi gjithëperfshirës -Broshure

Broshura “Arsimi gjithëpërfshirës – E drejtë e secilit” i dedikohet shkollave, nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve në institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të ulta, dhe shkolla të mesme të larta. Qëllimi i broshurës është promovimi i arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë

Materiale të prodhuara dhe të modifikuara për mësimdhënie dhe mësimnxënie
Materiale të prodhuara dhe të modifikuara për mësimdhënie dhe mësimnxënie

Doracaku “Materiale të prodhuara dhe të modifikuara për mësimdhënie dhe mësimnxënie” është hartuar nga mësimdhënësit e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi” në Prishtinë. Materialet e këtij doracaku përdoren si pjesë e organizimit të mësimit të nxënëseve, ku varësisht nga rezultatet e pritshme bëhet edhe përzgjedhja e materialeve didaktike për realizimin e tyre. Këto materiale janë burim i punës praktike të mësimdhënëseve me nxënës në klasë.

Organizimi i sistemit mbështetës në Institucionet edukativo-arsimore
Organizimi i sistemit mbështetës në Institucionet edukativo-arsimore

Broshura “Organizimi i sistemit mbështetës në Institucione edukativo – arsimore” ofron informacion rreth rolit dhe detyrave të edukatorit/es mbështetës/e; rolit dhe detyrave të mësuesit mbështetës; menaxhimit të sistemit mbështetës në komuna; si dhe rolit dhe detyrave të asistentit për fëmijë me nevoja të veçanta.

Plani Individual i Arsimit (PIA)
Plani Individual i Arsimit (PIA)

Plani Individual i Arsimit (PIA) është dokument zyrtar pedagogjik, i cili hartohet për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët Ekipi Vlerësues Komunal apo edhe ekipi në nivel institucioni ka marrë vendim për arsim me nevoja të veçanta arsimore. PIA shërben për planifkimin sistematik të nxënies, mësimdhënies, për mbështetjen dhe ndjekjen e përparimit individual të fëmijës. PIA duhet të zhvillohet përmes një procesi bashkëpunues, duke përfshirë shkollën, prindërit, fëmijët (kur është e përshtatshme) dhe personelin tjetër përkatës.

Praktika pozitive në arsimin gjithëpërfshirës
Praktika pozitive në arsimin gjithëpërfshirës

Ky dokument përmban praktikat pozitive të disa shkollave, ku janë përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Për të paraqitur këto praktika, mësuesit udhëtues kanë hulumtuar dhe kanë sjellë disa shembuj të mirë në gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Udhërrefyës për diversitetin dhe gjithëpërfshirjën në arsim
Udhërrefyës për diversitetin dhe gjithëpërfshirjën në arsim

Ky udhërrëfyes është një nga rezultatet e Programit të Binjakëzimit për mbështetjen e zbatimit të Planit Strategjik të Sektorit të Arsimit në Kosovë 2011 - 2016. Objektivi i përgjithshëm i programit është rritja e cilësisë së arsimit parauniversitar në Kosovë, inkurajimi i arsimit gjithëpërfshirës dhe promovimi i diversitetit kulturor, dialogut dhe bashkëpunimit. Qëllimi i programit është të përmirësojë cilësinë dhe rëndësinë e arsimit nëpërmjet zbatimit të kurrikulës së re dhe të modernizuar (KKK) që filloi në vitin 2011, ndërtimin e kapaciteteve të edukatorëve, zbatimin e masave për sigurimin e cilësisë në arsim dhe mbështetjen për sigurimin e pajisjeve relevante shkollore, duke përfshirë dërgimin dhe instalimin e tyre në mënyrë të duhur.

Udhëzues për mësuesit udhëtues
Udhëzues për mësuesit udhëtues

Udhërrëfyesi për mësuesit udhëtues është hartuar në bashkëpunim me mësuesit udhëtues me qëllim të përkrahjes së punës së tyre misionare që kanë për promovimin e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë. Qëllimi i udhërrëfyesit është që të vendoset një sistem i qartë dhe unik i punës së mësuesve udhëtues në mënyrë që të ofrojnë shërbime gjithëpërfshirëse dhe cilësore dhe t’i kontribuojnë rritjes së përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor të Kosovës. Udhërrëfyesi trajton çështje të ndryshme që lidhen me punën e mësuesit udhëtues, rolin dhe detyrat si dhe bashkëpunimin me akteret e ndryshëm.

Udhëzues për planifikim dhe raportim të punës se eduaktoreve, mësuesve mbështetës dhe asistenteve
Udhëzues për planifikim dhe raportim të punës se eduaktoreve, mësuesve mbështetës dhe asistenteve

Ky material u dedikohet të gjitha Drejtorive Komunale të Arsimit si dhe institucioneve edukative dhe arsimore me qëllim që fëmijëve/nxënësve me nevoja të veçanta arsimore t'ju ofrohet një përkrahje e duhur institucionale si dhe puna e edukatorëve, mësimdhënësve mbështetës si dhe asistentëve të jetë e dokumentuar.

Indeksi për gjithëpërfshirje - Botimi 4
Indeksi për gjithëpërfshirje - Botimi 4

Udhëzues për zhvillimin e shkollës të udhëhequr nga vlera gjithëpërfshirëse është një grup materialesh që mbështet shqyrtimin dhe zhvillimin e të gjitha aspekteve të një shkolle; në sheshet e lojërave, sallat e stafit, klasat dhe komunitetet dhe mjediset përreth. Inkurajon pjesëmarrjen e gjerë në zhvillimin dhe zbatimin e planeve gjithëpërfshirëse të përmirësimit.

Rëndësia e intervenimit të hershëm për fëmijët me aftësi të kufizuara
Rëndësia e intervenimit të hershëm për fëmijët me aftësi të kufizuara

Kujdesi dhe zhvillimi gjatë fëmijërisë së hershme janë të rëndësishme për të gjithë fëmijët pa dallim. Ky material vetëdijesues ofron përgjigje në pytjet të rëndësishme, si: Çfarë është aftësia e kufizuar? Çfarë mund të jetë intervenimi i hershëm? Kur dhe si duhet të ofrohet intervenimi i hershëm?

Ndihma Fizike dhe Verbale në procesin e përvetësimit të aftësive të reja tek nxënësit me nevoja të veçanta.

 

Skip to content