Zbritja nga numri 9
Rezultatet e të nxënit:
- Numëron elementet;
- Tregon numrin 9 (i zbritshmi);
- Tregon veprimin matematikor ( – ) (zbritje );
- Tregon sa elemente duhet të largohen (zbritësi);
- Shkruan numrin e mbetur në katror ( ndryshimi );
Materiali i nevojshëm:
- Fletorja;
- Lapsi;
Metoda e punës: Dialog, Ilustrim dhe Demonstrim.
Format e punës: Individuale
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë me emërtimin: “Zbritja nga numri 9” |
Hapi 2 | Udhëzoni nxënësin/ën që të numërojë sasinë e dredhëzave të listuara në material. Pasi që nxënësi/ja të ketë numëruar 9 dredhëza, shpjegoni se ka kjo shumë do të zbresim 3 dredhëza. Shpjegoni së numri 9 është i zbritshmi, numri 3 është zbritësi, ndërsa ndryshimi është i barabartë me 6. |
Hapi 3 | Përsëriteni këtë aktivitet me lepujt e ilustruar në material. Udhëzojeni nxënësin/ën që të numërojë shumën e tyre. Pasi të ketë identifikuar numrin 9, shpjegoni që nga kjo shumë do të zbrisni 5 lepuj. Pyeteni nxënësin/ën se cili është numri i zbritshëm, cili është zbritësi dhe cili është ndryshimi. Këtë aktivitet mund ta përsërisni disa herë, duke tërhequr ndihmën në mënyrë graduale. |
Leave a Reply