Viruset

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon viruset nga mikroorganizmat tjerë infektiv;
  • Nxënësi/ja definon se çfarë është virioni;
  • Nxënësi/ja emërton pjesët përbërëse të strukturës së virionit;
  • Nxënësi/ja sqaron infeksionin latent;
  • Nxënësi/ja sqaron mënyrën e shumimit të viruseve – riprodhimin;
  • Nxënësi/ja kupton ndarjen dhe klasifikimin e tyre.

Materialet e nevojshme:

  • Libri i mikrobiologjisë – për shkolla të mesme profesionale;
  • Foto nga interneti;
  • Ilustrimet nga libri.

Këtu  mund ta shkarkoni materialin: Virusët

Përshkrimi i njësisë mësimore:

Fillojmë duke bashkëbiseduar rreth viruseve dhe duke hulumtuar njohuritë fillestare që ka nxënësi/ja për këtë temë. Në vijim duke shpjeguar, me anë të fotove e ilustrimeve të ndryshme nxënësit/ës i sqarojmë se viruset janë mikroorganizma të veçantë si për nga ndërtimi, struktura, mënyra e infeksionit, shumimi dhe klasifikimi i tyre.

Viruset në vete përmbajnë vetëm njërin nga acidet nukleinike ARN ose ADN. Acidi nukleinik është i mbështjellë nga një mbështjellës proteinik dhe njësia e tërësishme infektive që quhet viron.

Virioni paraqet fazën më të përshtatshme dhe më të ndjeshme të ciklit jetësor të virusit. Sipas strukturës virioni ndërtohet nga acidi nukleinik i cili është i mbështjellë me molekula proteinike të radhitura në mënyrë të rregullt e që bashkërisht formojnë mbështjellësin e quajtur Kapsidë.

Duke u mbështetur në prejardhjen e  organizmave që infektohen, viruset ndahen në tri grupe të mëdha: Viruset animal,  Viruset bimor dhe Viruset bakterial.

Në kuadër të virusologjisë speciale  viruset ndahen në: Viruset me ARN dhe  Viruset me ADN .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content