Rrokjet

Rezultatet e të  nxënit:

  • Nxënësi/ja lexon rrokje;
  • Nxënësi/ja gjen rrokjen e kërkuar;
  • Nxënësi/ja bashkon rrokjet;
  • Nxënësi/ja formon fjalë
  • Nxënësi/ja zhvillon motoriken fine .

Materiali i nevojshëm:

  • Letër me ngjyra;
  • Fletë plastifikuese;
  • Vizore;
  • Marker;
  • Gërshërë;
  • Rrole kuzhine (formë cilindrike).

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkoni materialin/ videon në platformë dhe ndiqni udhëzimet e ilustruara aty.

Shkarko materialin : Lënda Gjuhë shqipe, tema mësimore Rrokjet

Hapi 2 Sipas udhëzimeve shkruani rrokje të ndryshme në fleta të cilat më pas i preni dhe i ngjisni në rrolet e kartonit
Hapi 3 Kërkoni nga nxënësi/ja që duke lëvizur rrethin me rrokje, të gjejë dhe të lexojë rrokjet, sikurse në videon ilustruese.
Hapi 3 Vazhdoni kështu duke krijuar fjalë nga rrokje të ndryshme.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content