Profesionet e dobishme e të bukura

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë e profesioneve të ndryshme;
  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë dhe dobitë e tyre për jetën e njeriut;
  • Nxënësi/ja identifikon veçoritë, veprimet dhe rëndësinë e secilit profesion;
  • Nxënësi/ja kupton se sa të dobishme e të bukura janë ato profesione të cilat njeriu i përzgjedh t’i punoj gjatë gjithë jetës.

 

Materialet e nevojshme:

  • Fotot/Ilustrime të profesioneve të ndryshme (të cilat mund të gjinden lehtësisht duke përdorur Google në ndonjë pajisje elektronike)
  • Letra;
  • Lapsi;
  • Goma;
  • Ngjyrat;

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Fillojmë duke pyetur nxënësin/ën si në vijim:

“Cilat janë profesionet e prindërve të tu ?” apo “Çfarë punësh kryejnë ata ?”

Hapi 2 Pasi të kemi marrë përgjigjen, pyesim nxënësin/ën: “Çfarë profesione të tjera njeh?” Këtu mund të japim ndihmë apo udhëzime fillestare duke filluar bashkërisht t’i listojmë profesionet, sikurse në vijim: “Doktor/eshë, Mësues/e, etj.”
Hapi 3 Më pas shpalosim fotografi që ilustrojnë profesione të ndryshme. Fotografitë mund t’i tregojmë edhe duke përdorur imazhet në Google nga ndonjë pajisje elektronike, sikurse në vijim:

Tregojmë një imazh të një doktori dhe pyesim “Cili profesion është ky ?” dhe “ Në bazë të cilave veçorive e kemi dalluar”?. Përmendim këtu mantelin e bardhë, stetoskopin apo ndonjë veçori tjetër. Pyesim më pas fëmijën se cili është roli i këtij profesioni dhe e udhëzojmë drejt përgjigjeve sikurse: “Doktori na ndihmon të shërohemi kur ne jemi të sëmurë”.

Hapi 5 Vazhdojmë në të njëjtën mënyrë edhe me profesione të tjera sikurse: Mësues/e, Rrobaqepës/e, Ndërtimtar/e, Avokat/e, Gazetar/e etj.
Hapi 6 Nxënësit/ës i tregohet për rëndësinë dhe dobitë që secili  profesion ngërthen në vete, si në vijim: Njeriu duke punuar gëzon shëndet më të mirë, jeton më gjatë, fiton shokë e miq të ndryshëm, fiton materialisht, bëhet më i suksesshëm dhe më produktiv, fiton më shumë vetëvlerësim dhe mund të bëhet model i mirë për rrethin ku jeton dhe për njerëzit e të gjitha moshave. Prandaj ne duhet t’i respektojmë mendimet dhe zgjedhjet e  çdo personi që ai vendos  që do të ketë  në të ardhmen si profesion.
Hapi 7 Më pas pyesim nxënësin/ën se cili është profesioni që ai/ajo do të donte të ushtronte kur të rritej dhe pse?. Këtu mund të udhëzojmë fëmijën që të vizatojë/ ilustrojë vetën duke ushtruar atë profesion.
Hapi 8 E përmbyllim aktivitetin duke i përsëritur bashkë me fëmijën disa nga profesionet dhe rëndësinë e tyre në shoqëri.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content