Përralla ” Kësulkuqja ”

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton veprimet e personazheve
  • Nxënësi/ja liston veprimet e personazheve sipas pamjeve të dhëna
  • Nxënësi/ja përgjigjet saktë rreth pyetjeve nga përralla
  • Nxënësi/ja ritregon përrallën “ Kësulëkuqja”

Materiali i nevojshëm:

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Nxënësve iu shfaqet filmi i animuar “Kësulëkuqja” dhe iu kërkohet që ta ndjekin me vëmendje.
Hapi 2 Pastaj vazhdojmë duke i pyetur:
Si titullohet përralla?
A ju pëlqeu?
Cilat ishin personazhet e përrallës?
Cili ishte personazhi me i frikshëm i përrallës ?
Kështu vazhdojmë duke bërë komentimin e përrallës.
Hapi 3 Nxënësit/ës i sqarojmë që përrallat rrëfejnë histori dhe na japin mësime të caktuara.
Hapi 4 Në fund diskutojmë për mësimin/ moralin e përrallës Kësulëkuqja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content