Parafjalët

Rezultatet e të nxënit:

 

  • Nxënësi/ja dallon dhe përdorë drejtë parafjalët;
  • Nxënësi/ja krijon fjali me parafjalë duke e dalluar atë nga mbiemri;
  • Nxënësi/ja komunikon përmes gjuhës së shenjave, simboleve dhe kodeve;
  • Nxënësi/ja prezanton shembuj me fjalë nga jeta e përditshme komunikon në mënyrë efektive në gjuhën e shenjave.

Materialet e nevojshme: 

  • Materiali i publikuar në platformë;
  • Gramatika e Gjuhës Shqipe, Klasa X,  XI dhe XII;
  • Foto dhe ilustrime.

Këtu  mund ta shkarkoni materialin: Parafjalët

 

Përshkrimi i aktivitetit/ njësisë:

 

Hapi 1 Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë.
Hapi 2 Në bazë të materialit shpjegojmë se Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që qëndron para emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie varësie ndërmjet fjalëve: U rreshtuan për tre.

 

Hapi 3 Në bazë të materialit shpjegojmë se ku vendosen parafjalët.
Hapi 4 Në bazë të materialit shpjegojmë se Parafjalët, sipas strukturës morfologjike janë:

Të thjeshta: me, në, nga, afër, larg, para etj.;

Të përngjitura: nëpër, përmbi, përveç, sipas etj.;

Me shprehje: ballë për ballë, rreth e qark etj.

 

Hapi 5 Në bazë të materialit, shpjegojmë se

Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në:

Parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek): U rrëzua nga lodhja.

Parafjalë të rasës gjinore: me anë (anën), me rastin, me përjashtim, në saje, në vend etj.: Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.

Parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, nëpër etj:Erdhi vonë  shtëpi.

Parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, buzë etj.: Ishte prej Prizreni.

 

 

 

…………………………………………………………..

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content