Mjedisi rrethues – Toka
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja Identifikon formën e tokës;
- Nxënësi/ja tregon se çfarë janë kodrat, bjeshkët, ishujt, vullkanet, shkretëtirat, lumenjtë, liqenet, detet e të tjera;
- Nxënësi/ja mëson se sipërfaqja e tokës nuk është e rrafshët.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë me emërtimin: “Mjedisi- Toka”. |
Hapi 2 | Duke u bazuar në materialin e publikuar në platformë dhe duke konsultuar fotografitë, nxënësit/ës i shpjegojmë se sipërfaqja e tokës nuk është gjithmonë e rrafshët dhe se ajo mund të ketë forma të ndryshme. |
Hapi 3 | Nxënësin/ën e pyesim se çfarë do të shihnim në tokë, nëse ne do të ngjiteshim në një maje shumë të lartë në pyll. Nxënësin/ën e drejtojmë drejtë përgjigjes se ne do të shihnim kodra, lugina, bjeshkë, lumenjtë, liqene, ishuj etj. |
Hapi 4 | Duke ilustruar me fotografi nxënësit/ës i shpjegojmë se :
· Ishulli është tokë e rrethuar nga të gjitha anët me ujë; · Kodra është pjesë e ngritur e tokës më e vogël se bjeshkët; · Bjeshkët janë pjesë të ngritura të tokës, shumë më të larta se të tjerat; · Vullkanet janë pjesë të ngritura të tokës që krijohen nga llava që del nga brendësia e tokës; · Lumi është rrjedhë e ujit që derdhet në det. · Liqeni është sipërfaqe e madhe e mbushur me ujë dhe e rrethuar nga të gjitha anët me tokë. · Deti është sipërfaqe shumë e madhe e mbushur me ujë të kripur dhe e rrethuar me tokë. · Ujëvara është vend nga ku uji i lumit apo përroit bie prej një lartësie të caktuar. |
Hapi 5 | Në fund, duke u bazuar në materialin e publikuar, udhëzojeni nxënësin/ën që të lidh fjalët në anën e majtë me figurat në anën e djathtë. |
Leave a Reply