Mbledhja e numrave dyshifror

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon dhjetëshet dhe njëshet e numrit të dhënë;
  • Nxënësi/ja vendos rruazat sipas numrave;
  • kryen veprimin matematikor  (mbledhjen );
  • Nxënësi/ja shkruan shumën e fituar.

Materiali i nevojshëm:

  • Copë sfungjeri në formë të katërkëndëshit;
  • Katër shkopinj me gjatësi prej 10 cm;
  • Letër e bardhë  A4;
  • Letër e zezë;
  • Rruaza me ngjyrë të kuqe;
  • Rruaza me ngjyrë te kaltër.

Përshkrimi i njësisë

Hapi i  1 Shkarkohet materiali (mbledhja e dy numrave dyshifror deri në numrin 99 në shtyllë ).
Hapi  2  Më pas vendosim fletën punuese para nxënësit/ës duke ia sqaruar se do të kryej mbledhjen e numrave dyshifror dhe duke demonstruar edhe me rruaza.
Hapi 3 I afrojmë para nxënësit/ës edhe mjetet konkretizuese –  shkopinjtë dhe rruazat.
Hapi 4 Kërkojmë nga nxënësi/ja: “Dallo njëshet e numrit 11 duke vendosur rruazat e kaltra në shkop”.
Hapi  5 Vazhdojmë me të njëjtën procedurë :”Dallo dhjetëshet e numrit duke vendosur rruazat e kuqe në shkop”.
Hapi 6 Kërkojmë nga nxënësi/ja: “Kryej veprimin me mbledhje të  numrave dyshifror 82+11” .
Hapi 7 Udhëzojmë :“ Shkruaj shumën e fituar nga mbledhja e numrave dyshifror (njëshet nën  njëshe ,dhjetëshet nën dhjetëshe)”.
Hapi 9 Pasi ta ketë shkruar shumën e fituar,  kërkojmë nga nxënësi/ja: “Trego rezultatin e fituar”.
 Hapi  10  Më pas e udhëzojmë nxënësin/ën :“Vazhdo me detyrën që pason në të njëjtën formë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content