Lulja jep farën dhe frytin

Rezultatet e të nxënit :

  • Nxënësi/ja kupton vlerën ushqyese, mjekësore, farmaceutike dhe industriale të farës;
  • Nxënësi/ja sqaron rëndësinë e farës si bazë esenciale e të ushqyerit të njeriut dhe të botës shtazore;
  • Nxënësi/ja emërton pjesët e farës (embrioni, lënda rezervë , mbuloja);
  • Nxënësi/ja sqaron se frytet e ndryshme kanë fara me forma dhe madhësi të ndryshme;
  • Nxënësi/ja emërton organin femëror (pistilin) dhe pjesët e tij;
  • Nxënësi/ja mëson se roli kryesor i farës është të siguroj shumimin dhe përhapjen e bimëve.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në platformë;
    Libri i biologjisë – klasa e  VI-të;
  • Atllasi botanik;
  • foto nga interneti
  • Ilustrimet;
  • Mjet i konkretizimit-lulja dhe fara të ndryshme.

Këtu  mund ta shkarkoni materialin: Lule japin faren dhe frytin

Përshkrimi i njësisë/aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë: Lule japin faren dhe frytin
Hapi 2 Filloni duke sqaruar materialin e përgatitur. Tregoni se frytet dhe farat kanë rëndësi të madhe për njeriun sepse përmbajnë vlera të mëdha ushqyese.
Hapi 3 Shpjegoni më tutje se cilat janë pjesët e farës, ashtu siç janë përgatitur në material.
Hapi 4 Tregoni ilustrime të ndryshme të farave dhe diskutoni rreth tyre
Hapi 5 Në fund diskutoni për funksionin biologjik të farës.
Hapi 6 Detyrë shtëpie : Të vizatoj dhe të emërtoj pjesët e farës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content