Lexojmë fjalët dhe bashkojmë me figurat
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja përforcon shkronjat;
- Nxënësi/ja mëson të lexojë;
- Nxënësi/ja identifikon figurat;
- Nxënësi/ja lidh fjalët me figurat.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht e shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Lexojmë fjalët dhe bashkojmë figurat. Të njëjtin e printojmë apo e përshkruajmë, varësisht mundësive. |
Hapi 2 | Udhëzojmë nxënësin/ën që të bashkojë fjalën me figurën. Në anën e majtë janë të listuara fjalët, ndërsa në anën e djathtë janë të listuara figurat. P.sh në anën e majtë fjala e parë është ylli dhe nxënësi/ja duhet të lidhë atë përmes lapsit me figurën e yllit. |
Hapi 3 | Vazhdojmë kështu me të gjitha figurat në material. Me këtë aktivitet synohet që nxënësi/ja të mësoj të lexoj fjalë, të identifikoj figura dhe të bëjë lidhshmërinë e tyre me fjalët, si dhe të mësoj emërtimin e figurave të ndryshme. |
Leave a Reply