Kujdesemi për mjedisin
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson se çfarë është mjedisi që e rrethon;
- Nxënësi/ja përshkruan disa punë për kujdesin e mjedisit;
- Nxënësi/ja mëson rregullat në mjedise të ndryshme;
- Nxënësi/ja mëson se mjedisi duhet të mbahet i pastër.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë me emërtimin: “Kujdesi për mjedisin”. |
Hapi 2 | Në kuadër të materialit, nxënësi/ja me anë të fotove do të shoh mjedise me njerëz, me sjellje pozitive dhe negative. Po ashtu ata do të shohin pamje në një lagje, shkollë, park, etj. Duke u bazuar në material, nxënësit/ës i shpjegojmë se si njeriu duhet të kujdeset për mjedisin ku jeton. Njeriu e shfrytëzon mjedisin në mënyra të ndryshme si për shembull për kultivim të ushqimit, shëtitje, det, burime natyrore, etj. Njeriu është ai që me veprimet e tij e mbron apo e dëmton atë. |
Hapi 3 | Nxënësi/ja gjithashtu vetëdijesohet se mjedisi mund të dëmtohet nëse hedhim mbeturina në rrugë, kur ka ndërtime të shumta, fabrika që lirojnë gazra të ndryshme etj. Është shumë e rëndësishme që ta mbrojmë mjedisin ngase shëndeti ynë varet nga mjedisi. Pastaj dalim në oborrin e shkollës , lagjes dhe në park dhe pastrojmë mbeturinat e hedhura. Dhe në këtë mënyrë nxënësi mëson se mjedisi duhet të mbahet i pastër. |
Hapi 4 | Nxënësve po ashtu duhet treguar se gjatë lojës duhet të luajnë në vende të duhura sepse mund të thyejnë xhamin e dritareve, dëmtojnë parkun, dëmtojnë bimët, lulet, etj. |
Leave a Reply