Mirëmbajtja e flokut
Rezultatet e të nxënit:
- Fëmija krehë flokët e veta
- Fëmija përdorë drejt krehrin
Mjetet e nevojshme:
- Pasqyra;
- Krehër;
- Shporta e mbeturinave.
Përshkrimi i aktivitetit:
Njoftojmë fëmijën me aktivitetin që do ta mësojmë së bashku – si t’i krehim flokët. Këtë aktivitet fëmija fillimisht mund ta praktikojë në kokën e dikujt tjetër apo të ndonjë lodre kukull, e më pas në kokën e vet. Qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmija të mësojë të mirëmbajë flokët e tij/saj dhe të pavarësohet për jetë të përditshme.
Për të realizuar këtë aktivitet ndjek këta hapa:
- Merr krehrin;
- Shikohu në pasqyrë;
- Krih flokët nga lart poshtë;
- Pastro krehrin nga mbetjet e flokëve;
- Hidh mbetjet në shportë mbeturinash;
- Kthe krehrin në vend.
Ju lutem shkarkoni këtë formular për zbërthimin dhe vlerësimin e aftësive në fusha të aktiviteteve:
Formulari për zbërthimin dhe vlerësimin e aftësive
Shpjegim shtesë:
Ky aktivitet është zbërthyer në hapa të vegjël. Prindërit/mësimdhënësit rekomandohen që t’i realizojnë me fëmijën hapat një nga një duke filluar nga i pari. Gjatë realizimit të hapave të kësaj aftësie rekomandohen që fëmijës t’i jepet ndihmë varësisht nga vlerësimi paraprak.
Janë tri nivele të ndihmës: SHF=Shtytje fizike, SHV= Shtytje verbale, HP = Hapat e pavarur. (Ju lutem shikoni videon e realizuar nga mësimdhënëset udhëtuese te materialet shtesë “Ndihma Fizike dhe Verbale në procesin e përvetësimit të aftësive të reja te nxënësit me nevoja të veçanta“).
Jepuni fëmijëve mjaft kohë që ta ushtrojnë detyrën e re. Rregullisht ushtroni.
Mund të themi se fëmija e ka përvetësuar një aftësi nëse ka sukses 60-80% në detyrën e caktuar, që është performancë mesatare dhe tendenca duhet të shkojë që fëmija të arrijë në performancë të shkëlqyer 100%.
Gjithherë tentoni ta mësoni në ambientin në të cilin doni që shkathtësia e mësuar të aplikohet, nëse nuk jeni në ato ambiente atëherë simuloni ato. Vazhdimisht vërtetoni se jeni duke tërhequr vëmendjen e fëmijës. Zvogëloni pengesat e jashtme.
Leave a Reply