Gjendjet e lëndes dhe ndërtimi grimcor i lëndës Fizikë-VI

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon tri gjendjet e lëndës;
  • Nxënësi/ja tregon disa shembuj ku lënda të jetë në tre gjendjet e saj;
  • Nxënësi/ja shpjegon se lënda është e përbërë nga thërrmija të vogla.

Materialet e nevojshme:

  • Libri; Lapsi;
  • Shkumsi; Kripa; Sheqeri;
  • Gota; Uji;
  • Ngrohësi.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Nxënësit/ës i shpjegojmë se uji ,akulli dhe avulli janë tri gjendje të ndryshme të lëndës se njëjtë. Këto tri gjendje të ujit ndryshe quhen gjendje agregate.

Uji – gjendja e lëngët;

Avulli – gjendja e gaztë;

Akulli- gjendja e ngurtë;

Hapi 2 Nën vëzhgimin e nxënësit/ës synojmë që të sqarojmë praktikisht shndërrimin e lëndës së njejtë (ujit) në gjendje agregate të ndryshme duke vendosur një enë me akull mbi një pllakë të nxehtë. Më pas e udhëzojmë nxënësin/ën që të vërej se  pas një kohe të shkurtër, akulli shkrihet, shndërrohet në ujë dhe pastaj uji fillon të vlojë, dhe nga ena shohim se si del avulli i ujit.
Hapi 3 Për të demonstruar se si lëndët janë të përbërë nga grimca të vogla, marrim kubin e sheqerit dhe e ndajmë në dy pjesë. Nxënësit/ës i shpjegojmë se lënda ka mbetur e njëjtë por i kemi ndryshuar formën. Pluhurin e sheqerit e qesim në një gotë me ujë, grimcat e sheqerit shpërndahen në tërë ujin e gotës. Uji bëhet i ëmbël çka do të thotë që sheqeri nuk e ka humbur shijen e tij. Përfundojmë se gjitha lëndët përbëhen prej grimcave shumë të vogla. Prandaj grimcat shumë të vogla të lëndës të cilat i ruajnë vetit e tyre quhen molekula.
Hapi 4 Për të kontrolluar njohuritë e marra, e udhëzojmë nxënësin/ën që të ju përgjigjet pyetjeve në vijim:

·       Tregoni tre gjendjet agregate të lëndës.

·       Shkruani shembuj të ndryshëm për gjendjet e lëndës.

·       Ç ‘është molekula?

 

Aktivitet:

Udhëzojmë nxënësin/ën që trupat: banka, dërrasa e zezë, rëra, guri, shkumësi, uji, ajri, druri, topi, avulli i ujit, mjegulla, tymi, plastelina, alkooli, buka, vaji, kokrra e grurit, t’i shkruaj në tabelë sipas gjendjes së tyre.

                                                     Gjendjet e lëndës
E ngurtë E lëngët E gaztë

Plotesoni fjalitë:

a) Kur uji nxehet, kalon nga gjendja e ……………………… në gjendje të …………….…….

b) Kur akulli nxehet, kalon nga gjendja e …………………. në gjendje të …………………..

c) Kur avulli i ujit ftohet, kalon nga gjendja e ……….….. në gjendje të ……………………

QBMK “Xheladin Deda”-Pejë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content