Fotosinteza

Rezultatet e të nxënit :

  • Nxënësi/ja kupton se procesi i fotosintezës kryhet vetëm te bimët e gjelbërta;
  • Nxënësi/ja mëson se klorofili është pigment i gjelbërt prej nga e marrin ngjyrën bimët;
  • Nxënësi/ja mëson se klorofilet janë të vendosura në paketime që quhen kloroplaste;
  • Nxënësi/ja emërton elementet kimike që marrin pjesë gjatë procesit të fotosintezës;
  • Nxënësi/ja sqaron procesin e fotosintezës;
  • Nxënësi/ja mëson rëndësinë e energjisë diellore në këtë proces;
  • Nxënësi/ja mëson se fotosinteza është bazë e jetës për kafshët dhe njeriun.

 

Materialet e nevojshme:

  • Libri i biologjisë – kl.VI;
  • Atllasi botanik;
  • foto nga internet;
  • Ilustrimet;
  • Mjetet e konkretizimit.

Këtu  mund ta shkarkoni materialin Fotosinteza

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Fillimisht ju duhet të shkarkoni materialin të cilin mund ta gjeni në linkun me emërtimin Fotosinteza. Njësia ligjërohet me  gjuhën e shenjave dhe prezantohet me Power Point.
Hapi

2

Bazuar në materialin e shkarkuar, filloni të sqaroni se çfarë është procesi i fotosintezës dhe nga kush kryhet ai.
Hapi 3 Vazhdoni në pjesën tjetër të materialit për të sqaruar se si ndodh procesi i fotosintezës. Sqaroni këtu se bimët e gjelbërta mund ta kryejnë procesin e fotosintezës në prezencë të energjisë së dritës.
Hapi

4

Në fund, sqaroni pjesën e fundit të materialit i cili flet për rëndësinë e fotosintezës.
Hapi 5 Kërkoni nga nxënësi/ja që të ilustrojë përmes një vizatimi procesin e fotosintezës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content