EMRI DHE KATEGORITË E TIJ

Rezultatet e të nxënit :

  • Nxënësi/ja komunikon përmes gjuhës së shenjave, simboleve dhe kodeve;
  • Nxënësi/ja arrin të  kuptojë  se çka është emri dhe çka emërton ai;
  • Nxënësi/ja e dallon emrin nga gjymtyrët e tjera të  fjalisë;
  • Nxënësi/ja krijon  fjali  të ndryshme duke e përfshirë  emrin në  të;
  • Nxënësi/ja arrin të  mësojë  gjinitë ,trajtat, numrat, rasat dhe lakimet e emrit  si dhe emrat frymor, jo frymor, të  përveçëm dhe të  përgjithshëm.

 

Materialet e nevojshme: 

  • Materiali i publikuar në platformë;
  • Gramatika e Gjuhës Shqipe, klasa X, XI dhe XII;
  • Foto ilustruese.

Këtu  mund ta shkarkoni materialin:

EMRI DHE KATEGORITE E TIJ

 

 

 

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Kjo njësi mësimore zhvillohet me prezantim në Power Point dhe interpretohet në gjuhën e shenjave. Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë. Në kuadër të kësaj njësie nxënësi/ja do të ketë mundësi të mësoj se Emri, është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës dhe emërton dukuri, frymorë apo objekte. Emrat mund të jenë të përveçëm apo të përgjithshëm dhe mund të tregojnë frymorë ose jo frymorë. Emri ka numrin njëjës dhe shumës. Emri ka tre gjini dhe dy trajta. Ju duhet të merrni shembuj të ndryshëm sipas udhëzimeve në material, të cilët duhet t’i interpretoni në gjuhën e shenjave.

…………………………………………………………..

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content