Ajri dhe ndotja e ajrit

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson se çka është ajri;
  • Nxënësi/ja mëson për përbërjen e ajrit;
  • Kupton rëndësinë e ajrit;
  • Kupton se pa ajër nuk ka jetë për njerëzit, bimët dhe kafshët.
  • Identifikon ndotësit e ajrit;
  • Kupton pasojat e ajrit të ndotur.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në link me emërtimin: Ajri dhe ndotja e tij;
  • Laps;
  • Letër.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Ajri dhe ndotja e tij.
Hapi 2 Nxënësit/ës fillimisht i shpjegohet se ajri është burim natyror, është lëndë  pa ngjyrë, pa erë dhe se, pa ajër nuk ka jetë për njerëzit, kafshët dhe bimët.
Hapi 3 Pastaj e pyesim nxënësin/ ën  se a mund të jetojmë nëse nuk ka ajër, dhe e drejtojmë drejtë përgjigjes: “Jo”.
Hapi

4

Duke përdorur fotografitë në material, i shpjegojmë nxënësit/ës për ndotësit e ajrit dhe rëndësinë e ajrit të pastër. Ajri i papastër shkakton sëmundje, prandaj, ne shtëpi dhe rrethin ku jetojmë duhet mbajtur pastër.
Hapi 5 Në aktivitetin e parë në kuadër të materialit, kërkojmë nga nxënësi/ja që të lidh me shigjetë fotografitë me fjalët.
Hapi 6 Ndërsa, në aktivitetin e fundit, duke u bazuar në fotografi, shkruajmë ndotësit e ajrit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content