Klasifikimi dhe emërtimi i gjallesave në baza shkencore

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson se në të kaluarën me sistematikën e gjallesave kryesisht janë marrë mjekët;
  • Nxënësi/ja mëson se kush e krijoi emërtimin shkencor ndërkombëtar të gjallesave;
  • Nxënësi/ja analizon dhe kupton se secili lloj bimor apo shtazor përbëhet nga dy emrash latin, P.sh. qeni i shtëpisë – Canis familiaris;
  • Nxënësi/ja kupton se emri i parë e përfaqëson gjininë, ndërsa emri i dytë e përfaqëson llojin;
  • Nxënësi/ja analizon dhe klasifikon gjallesat në bazë të shembujve të dhënë.

Materialet e nevojshme:

  • Libri i biologjisë kl. VI;
  • Foto nga interneti;
  • Ilustrimet nga libri.

Përshkrimi njësisë:

Hapi 1 Fillimisht ju duhet të shkarkoni materialin të cilin mund ta gjeni në linkun me emërtimin:  Klasifikimi dhe emërtimi i gjallesave në bazë shkencore . Njësia ligjërohet me  gjuhën e shenjave dhe prezantohet me Power Point.
Hapi 2 Bazuar në materialin e shkarkuar, filloni të shpjegoni e  shtjelloni se si në të kaluarën është bërë klasifikimi dhe emërtimi i gjallesave bimore dhe shtazore duke mos i marrë për bazë lidhjen gjenetike të tyre.
Hapi 3 Nga kjo parregullsi e klasifikimit dhe emërtimit të gjallesave ndër shekuj është ndier nevoja që të formohet një sistem ku gjallesave do t`i jepnin emrat e përbashkët ndërkombëtar.
Hapi 4 Natyralisti suedez Carl Linne, më 1735 vuri bazën e klasifikimit modern të llojeve, ku të gjitha llojeve ua jep dy emra latin. Emri i parë i përket gjinisë, ndërsa emri i dytë i përket llojit. P.sh. qeni shtëpiak (Canis familiaris).

 

Hapi 5 Në vijim duke shpjeguar e sqaruar me anë të fotove e ilustrimeve të ndryshme nxënësit arrijnë të kuptojnë e të mësojnë më gjerësisht për klasifikimit dhe emërtimit të llojeve të ndryshme të gjallesave.

Emërtimet e gjallesave me ilustrimin me fotografi ushtrohen në gjuhen e shenjave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content