Eshtrat, forma dhe ndërtimi i tyre
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson se eshtrat së bashku me muskujt bëjnë pjesë në sistemin lokomotor – të lëvizjes;
- Nxënësi/ja kupton se eshtrat janë pjesët e forta të trupit dhe u japin mbështetje muskujve;
- Nxënësi/ja kupton se disa eshtra mbrojnë organet e brendshme te trupit (trurin, zemrën dhe mushkëritë);
- Nxënësi/ja klasifikon eshtrat në bazë të formës dhe madhësisë së tyre;
- Nxënësi/ja emërton eshtrat e gjatë, eshtrat shpatuk dhe eshtrat e shkurtër;
- Nxënësi/ja emërton ndërtimin e jashtëm dhe të brendshme të eshtrave.
Materialet e nevojshme:
- Libri i biologjisë – kl. VII;
- Atllasi anatomik;
- Foto nga interneti;
- Ilustrime të ndryshme;
- Mjetet e konkretizimit.
Këtu mund ta shkarkoni materialin: Eshtrat, forma dhe ndërtimi i tyre
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht ju duhet të shkarkoni materialin të cilin mund ta gjeni në linkun me emërtim: Eshtrat, forma dhe ndërtimi i tyre. Njësia ligjërohet me gjuhën e shenjave dhe prezantohet me Power Point. |
Hapi
2 |
Bazuar në materialin e shkarkuar, filloni të sqaroni se si njeriu lëviz me anë të sistemit lokomotor të lëvizjes dhe se si këtë sistem e përbëjnë eshtrat dhe muskujt. |
Hapi 3 | Vazhdoni në pjesën tjetër të materialit për të sqaruar format e ndryshme të eshtrave, dhe sqaroni se si eshtrat ndahen në eshtrat e gjatë, eshtrat e shkurtër dhe eshtrat shpatukë. |
Hapi
4 |
Në fund, sqaroni pjesën e fundit të materialit i cili flet për ndërtimin e eshtrave. Shqyrtoni fotografinë dhe ilustrimet qe gjinden në materialin e publikuar apo në materiale të tjera.
|
Leave a Reply