Faktorët që ndikojnë në zhvillimin tim

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson për faktorët të cilët ndikojnë në zhvillimin e tij/saj;
  • Nxënësi/ja kupton se një mjedis i pastër , i gjelbëruar dhe i qetë na bënë më të shëndetshëm;
  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë e mbjelljes së ndonjë peme apo luleje sepse hapësira e gjelbër përbën një mjedis të pastër dhe të bukur;
  • Nxënësi/ja identifikon se cilësia e jetës së njeriut është e lidhur ngushtë me mjedisin.

 

Materialet e nevojshme:

  • Fotografi të mjediseve të gjelbëruara;
  • Fotografi të mjediseve të pa gjelbëruara.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht paraqesim para nxënësit/ës fotografi të mjediseve të gjelbëruara dhe atyre të pa gjelbëruara dhe pyesim se cili është dallimi kryesor. E drejtojmë nxënësin/ën drejtë përgjigjes se dallimi kryesor qëndron tek gjelbërimi ose jo i mjedisit.
Hapi

2

Më pas pyesim nxënësin/ën se cili nga mjediset në fotografi është më i këndshëm për të dhe pse ?. E drejtojmë nxënësin/ën drejtë përgjigjes se mjedisi i gjelbëruar është më i këndshëm dhe më i bukur.
Hapi 3 Pyesim nxënësi/ën se cili nga ato mjedise mendon që është më i shëndetshëm?. E drejtojmë nxënësin drejtë përgjigjes se mjedisi i gjelbëruar është më i shëndetshëm sepse bimët ndikojnë që ajri që ne thithim të jetë më i pastër.
Hapi

4

Pyesim nxënësin/ën nëse ai/ajo ka qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë aktiviteti për pastrimin e mjedisit të shkollës apo mbjelljes së ndonjë bime ?.
Hapi 5 Pyesim nxënësin/ën se si mendon ai/ajo se ne mund të kontribuojmë për të mbajtur një mjedis të pastër dhe të gjelbëruar? E drejtojmë nxënësin drejtë përgjigjes se ne duhet të kujdesemi që mjediset përreth nesh të jenë të pastra duke mos i ndotur me mbeturina, duke mos i dëmtuar bimët, duke i ujitur lulet etj.
Hapi 6 Kërkojmë nga nxënësi që të vizatojë një pamje të një mjedisi të gjelbëruar, dhe një pamje të një mjedisi të pa gjelbëruar dhe të shkruaj karakteristikat e secilës pamje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content