Viruset
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dallon viruset nga mikroorganizmat tjerë infektiv;
- Nxënësi/ja definon se çfarë është virioni;
- Nxënësi/ja emërton pjesët përbërëse të strukturës së virionit;
- Nxënësi/ja sqaron infeksionin latent;
- Nxënësi/ja sqaron mënyrën e shumimit të viruseve – riprodhimin;
- Nxënësi/ja kupton ndarjen dhe klasifikimin e tyre.
Materialet e nevojshme:
- Libri i mikrobiologjisë – për shkolla të mesme profesionale;
- Foto nga interneti;
- Ilustrimet nga libri.
Këtu mund ta shkarkoni materialin: Virusët
Përshkrimi i njësisë mësimore:
Fillojmë duke bashkëbiseduar rreth viruseve dhe duke hulumtuar njohuritë fillestare që ka nxënësi/ja për këtë temë. Në vijim duke shpjeguar, me anë të fotove e ilustrimeve të ndryshme nxënësit/ës i sqarojmë se viruset janë mikroorganizma të veçantë si për nga ndërtimi, struktura, mënyra e infeksionit, shumimi dhe klasifikimi i tyre.
Viruset në vete përmbajnë vetëm njërin nga acidet nukleinike ARN ose ADN. Acidi nukleinik është i mbështjellë nga një mbështjellës proteinik dhe njësia e tërësishme infektive që quhet viron.
Virioni paraqet fazën më të përshtatshme dhe më të ndjeshme të ciklit jetësor të virusit. Sipas strukturës virioni ndërtohet nga acidi nukleinik i cili është i mbështjellë me molekula proteinike të radhitura në mënyrë të rregullt e që bashkërisht formojnë mbështjellësin e quajtur Kapsidë.
Duke u mbështetur në prejardhjen e organizmave që infektohen, viruset ndahen në tri grupe të mëdha: Viruset animal, Viruset bimor dhe Viruset bakterial.
Në kuadër të virusologjisë speciale viruset ndahen në: Viruset me ARN dhe Viruset me ADN .
Leave a Reply