Lulja jep farën dhe frytin
Rezultatet e të nxënit :
- Nxënësi/ja kupton vlerën ushqyese, mjekësore, farmaceutike dhe industriale të farës;
- Nxënësi/ja sqaron rëndësinë e farës si bazë esenciale e të ushqyerit të njeriut dhe të botës shtazore;
- Nxënësi/ja emërton pjesët e farës (embrioni, lënda rezervë , mbuloja);
- Nxënësi/ja sqaron se frytet e ndryshme kanë fara me forma dhe madhësi të ndryshme;
- Nxënësi/ja emërton organin femëror (pistilin) dhe pjesët e tij;
- Nxënësi/ja mëson se roli kryesor i farës është të siguroj shumimin dhe përhapjen e bimëve.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë;
Libri i biologjisë – klasa e VI-të; - Atllasi botanik;
- foto nga interneti
- Ilustrimet;
- Mjet i konkretizimit-lulja dhe fara të ndryshme.
Këtu mund ta shkarkoni materialin: Lule japin faren dhe frytin
Përshkrimi i njësisë/aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë: Lule japin faren dhe frytin |
Hapi 2 | Filloni duke sqaruar materialin e përgatitur. Tregoni se frytet dhe farat kanë rëndësi të madhe për njeriun sepse përmbajnë vlera të mëdha ushqyese. |
Hapi 3 | Shpjegoni më tutje se cilat janë pjesët e farës, ashtu siç janë përgatitur në material. |
Hapi 4 | Tregoni ilustrime të ndryshme të farave dhe diskutoni rreth tyre |
Hapi 5 | Në fund diskutoni për funksionin biologjik të farës. |
Hapi 6 | Detyrë shtëpie : Të vizatoj dhe të emërtoj pjesët e farës.
|
Leave a Reply