SIMETRIA NDAJ DREJTËZËS

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon figurat simetrike;
  • Nxënësi/ja vendos drejtëzën e simetrisë;
  • Nxënësi/ja vizaton figurën simetrike në lidhje me drejtëzën simetrike sipas shembujve të dhënë.

Materialet e nevojshme:

  • Libri “Matematika 3”;
  • Modele të demonstruara nga mësuesja;
  • Materiali i publikuar në platformë;
  • Foto dhe figura të ndryshme.

 

Këtu  mund ta shkarkoni materialin: Simetria ndaj drejtëzës

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë dhe nxënësit/ës shpjegoni se dy figura janë simetrike kur ato puthiten me njëra – tjetrën.
Hapi 2 Nxënësit/ës shpjegoni se Vija e drejtë e palosjes që ndan figurën në dy pjesë të barabarta quhet drejtëz simetrie.
Hapi 3 Ilustroni me fotografi nga materiali I publikuar, se cilat janë figurat simetrike dhe cilat janë figurat jo simetrike. Ilustroni gjithashtu se disa figura kanë disa drejtëza simetrike.
Hapi 4 Sipas modelit të dhënë, udhëzoni nxënësin/ën që të vizatojë figura me drejtëz simetrike.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content