Lexojmë fjalët dhe bashkojmë me figurat

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja përforcon shkronjat;
  • Nxënësi/ja mëson të lexojë;
  • Nxënësi/ja identifikon figurat;
  • Nxënësi/ja lidh fjalët me figurat.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në platformë.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht e shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Lexojmë fjalët dhe bashkojmë figurat. Të njëjtin e printojmë apo e përshkruajmë, varësisht mundësive.
Hapi 2 Udhëzojmë nxënësin/ën që të bashkojë fjalën me figurën. Në anën e majtë janë të listuara fjalët, ndërsa në anën e djathtë janë të listuara figurat. P.sh në anën e majtë fjala e parë është ylli dhe nxënësi/ja duhet të lidhë atë përmes lapsit me figurën e yllit.
Hapi 3 Vazhdojmë kështu me të gjitha figurat në material. Me këtë aktivitet synohet që nxënësi/ja të mësoj të lexoj fjalë, të identifikoj figura dhe të bëjë lidhshmërinë e tyre me fjalët, si dhe të mësoj emërtimin e figurave të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content