Vizatojmë dhe ngjyrosim sipas modelit
Rezultatet e pritura:
- Nxënësi/ja mëson të vizatojë;
- Nxënësi/ja mëson të vizatojë sipas modelit;
- Nxënësi/ja mëson të ngjyros.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar;
- Lapsi.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Vizatojmë dhe ngjyrosim sipas modelit. |
Hapi 2 | Materialin e njëjtë mund ta printojmë, apo ta ri-vizatojmë në fleta të bardha. |
Hapi 3 | Para nxënësit/ës vendosim materialin, lapsin dhe ngjyrat. |
Hapi 4 | Udhëzojmë nxënësin/ën që të bëjë bashkimin e vijave/ pikave dhe të vizatojë sipas figurave të ilustruara. |
Hapi 5 | Këtë aktivitet e përsërisim disa herë, duke e rritur shkallën e vështirësisë. |
Hapi
6 |
Më pas, udhëzojmë nxënësin/ën që të ngjyrosë figurat. |
Hapi 7 | Në fund pasi të kompletojë punimin, nxënësi/ja duhet të provojë të vizatojë pa ndihmën e pikave. |
Leave a Reply