Shëndeti im
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton rëndësinë e shëndetit;
- Nxënësi/ja kupton si mirëmbahet shëndeti;
- Nxënësi/ja kupton se si i parandalojmë sëmundjet dhe shpërndarjen e viruseve;
- Nxënësi/ja mëson se vizitat mjekësore janë të rëndësishme.
Materialet e nevojshme:
- Pasta,
- Brusha.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Këtë aktivitet mund ta fillojmë duke pyetur nxënësin/ën se kur ka qenë hera e fundit kur ai/ajo është ndier i/e sëmurë?. Më pas, pyesim nxënësin/ën se cilat kanë qenë simptomat dhe se si është ndier ? |
Hapi
2 |
Së bashku me nxënësin/ën rreth rëndësisë së të qenit të shëndetshëm. Këtu sqarojmë se kur njeriu nuk ndihet mirë apo shëndetshëm e ka të vështirë të jetë aktiv të ndjek rutinën e zakonshme. |
Hapi 3 | Nxënësit i sqarojmë se për të qenë të shëndetshëm ne duhet të kujdesemi për vetën dhe këtë mund ta bëjmë në forma të ndryshme sikurse në vijim: duke u ushqyer me rregull, duke mbajtur higjienën personale, duke i përshtatur rrobat tona me temperaturën e jashtme etj. |
Hapi
4 |
Nxënësit/ës i sqarojmë se vaktet tona duhet të jenë të rregullta, dhe nuk duhet të mundohemi të konsumojmë sa më shumë pemë dhe perime, meqenëse përmbajnë shumë vitamina. |
Hapi 5 | Më tutje, nxënësit i sqarojmë se ne duhet të pastrojmë dhëmbët për t’i mbajtur ata të shëndetshëm apo duhet të pastrojmë duart për të larguar bakteret dhe viruset. |
Hapi 6 | Më pas, nxënësit i sqarojmë se ne duhet të vishemi me rroba që i përshtaten temperaturës, p.sh. kur është ftohët ne duhet të veshim rroba të ngrohta, apo kur është ngrohtë ne duhet të vishemi me rroba të lehta/ shkurta. |
Hapi 7 | Pas shpjegimit, mund të fillojmë të praktikojmë disa prej atyre që kemi sqaruar, sikurse: pastrimi i dhëmbëve apo duarve. |
Leave a Reply