Zogjtë të punuar nga gjethet vjeshtore

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja përdor ngjitësin dhe ngjyrat si dhe
  • Nxënësi/ja përzgjedh format dhe madhësitë.
  • Nxënësi/ja zhvillon kreativitet dhe ushtron finomotorikën. 

Materialet e  nevojshme:

  • Letra A4
  • Ngjitësi
  • Markeri
  • Gjethet nga ambienti i jashtëm
  • Gërshërët

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi  1 Kërkohet nga nxënësi/ja që t’i gjej disa gjethe me madhësi të ndryshme në ambientin e jashtëm (oborri i shkollës).
Hapi  2 Në letrën e formatit A4, kërkojmë nga nxënësi/ja që  të fillojë të bëj ngjitjen e gjetheve, duke filluar me gjethen e madhësisë më të madhe deri tek gjethja me madhësinë më të vogël.
Hapi  3

Hapi  4

Më pas, me marker të zi, kërkojmë nga nxënësi/ja që të vizatoj në pjesën e poshtme të gjethes këmbët e zogjve.
Hapi 5 I prejmë disa forma rrethore nga letra dhe i ngjisim me ngjitës për t’i bërë sytë e zogjve.
Hapi 6 Me marker të zi ,vizatojmë në rrathët e prerë sytë e zogjve dhe mbi gjethe puplat e zogjve.
Hapi 7 Në fund, vizatojmë dhe ngjyrosim disa lule në pjesën e poshtme dhe disa re në pjesën e sipërme të letrës, duke e mbaruar (finalizuar) këtë punim së bashku me nxënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content