Zhvillimi i lojës senzopatike

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja zhvillon muskujt fine;
  • Nxënësi përmirëson përqendrimin ;
  • Nxënësi/ja përmirëson koordinimin e duarve.

Materialet e nevojshme:

  • Kuti plastike;
  • Arra;
  • Fasule;
  • Makarona;
  • Oriz.

Tre gjendjet e materialit gjatë lojës

Tre gjendjet e materialit gjatë lojës

Loja senzopatike me ujë

Loja senzopatike me ujë

Loja senzopatike me plastelinë

Loja senzopatike me plastelinë

Përshkrimi i aktivitetit:

Loja senzopatike për fëmijët të verbër, ndihmon për leximin e Parabraille dhe Braille  në moshën madhore.

Së pari vendos kutitë në bankë me gjërat si: arrat, makaronat , fasulet dhe orizin. Pastaj uluni afër fëmijës dhe shpjegoni se para tij/saj janë të vendosura katër kuti dhe në gjithsecilën ka gjëra të ndryshme.

Marrim dorën e fëmijës, prekim me radhë gjërat dhe i emërtojmë. Gjatë prekjes së tyre e bëjmë dallimin dhe fëmija i zhvillon muskujt fine.  Kjo lojë duhet të zhvillohet disa herë për ta përvetësuar. Gjithashtu punohet në mënyrë individuale.

Loja senzopatike me ujë

Fëmija i ulur në dysheme ka të vendosur para tij dy plastika, ku njëra është me ujë kurse tjetra e zbrazët, fëmija me anë të lugës zhvendos nga uji kuba ,topa, etj në kutin e zbrazët. Fëmija i zhvillon muskujt fine, përqendrimin dorë-vëmendje e po ashtu i mëson disa nga figurat gjeometrike.

Loja senzopatike me plastelinë.

Fëmija së pari ulet në tavolinë, i vendoset plastelina para tij/saj ose brumi por gjithherë me ndihmën e edukatorit-ës ose prindit, e pastaj me anë të gishtërinjve manipulon me plastelinë, ku mund të  formoj figura të ndryshme. Fëmija me anë të kësaj loje i zhvillon muskujt fine, dhe manipulimin me dy duar.

 

 

QBMK “Xheladin Deda”-Pejë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content