Zëri dhe burimet e tij

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja shpjegon çfarë është zëri;
  • Nxënësi dallon zërin e njerëzve nga zëri i kafshëve;
  • Nxënësi/ja identifikon burimet e zërit;
  • Nxënësi/ja trajton përhapjen e zërit në ajër, ujë dhe në trupa të ngurtë.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në platformë;
  • Lapsi.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Zëri dhe burimet e tij.
Hapi

2

Fillimisht udhëzojmë nxënësin, që duke mbajtur dorën në pjesën e fytit të fillojë të këndojë një këngë apo të flasë diçka me zë të lartë. Më pas, pyesim nxënësin se çfarë ka ndier?  Shpjegojmë që ato dridhje që i ka ndier në duar, janë dridhjet e kordave të zërit, të cilat dridhen dhe lëshojnë tinguj. Nxënësit/ës i shpjegojmë zëri  konsiston tingullin e prodhuar nga një njeri apo qenie tjetër e gjallë duke përdorur kordat vokale për të folur, për të kënduar për të qeshur, për të bërtitur etj.
Hapi 3 Nxënësit/ës i shpjegojmë se zëri në mund ta dëgjojmë përmes shqisës së të dëgjuarit.
Hapi

4

Pyesim nxënësin/ën se çfarë tinguj tjerë përpos atyre të zërit të njeriut mund të dëgjojmë?

Nxënësit/ës i shpjegojmë se përveq zërit të njeriut ne dëgjojmë edhe tinguj tjerë ato mund të jenë:

·       tinguj natyrore si  bubullima, shushurima e valëve të detit, gurgullima e lumit, etj.

·       tinguj shtazore dhe shpezëve si lehja e qenit, zëri i bilbilit, zëri i gjelit e tjera.

·       tinguj artificiale si zhurma e automobilave, muzika, zëri i radios, zëri i televizionit, zhurma e aeroplanëve, zëri i telefonit, zhurma e anijeve.

Hapi

5

Për të demonstruar përhapjen e zërit, bashkë me nxënësin/ën merrni dy lugë, dhe godisni në mes veti. Të njëjtat vendosni në ujë dhe godisni përsëri. Krahasoni se në cilën rast po dëgjohet më shumë tingulli i lugëve.
Hapi

6

Në pjesën e fundit të materialit, udhëzoni nxënësin/ën që të identifikojë dhe shkruaj burimet e zërit që sheh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content