Zemra-(Grupmosha 5-6 vjeç)
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton vendndodhjen e zemrës;
- Nxënësi/ja njeh funksionet që kryen zemra;
- Nxënësi/ja mëson formën e zemrës;
- Nxënësi/ja dallon anën e majtë dhe anën e djathtë;
- Nxënësi/ja pasuron fjalorin me fjalët (zemra, aorta, organet).
Materialet e nevojshme:
- Fleta me ngjyrë;
- Gërshërë;
- Laps;
- Marker;
- Ngjitës.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht bisedojmë me fëmijën në lidhje me zemrën dhe funksionin e saj. Diskutojmë me fëmijën që zemra kryen funksionin më të rëndësishëm në trupin tonë. Ajo gjendet në mes të kraharorit të trupit tonë. |
Hapi 2 | Fëmijës i shpjegojmë se zemra e furnizon trupin tonë me gjak dhe mundëson qarkullimin e gjakut. Fëmijës i shpjegojmë se ena më e madhe e zemrës tonë qohet Aorta, dhe ajo e furnizon trupin tonë me gjak. |
Hapi 3 | Udhëzojmë fëmijën që me ndihmën tonë të vizatojë një fëmijë (vajzë apo djalë) dhe në trupin e tij/saj të tregoj se ku gjendet zemra. Të njëjtën ta vizatojë tek trupi i vajzës/djalit. |
Hapi 4 | Më pas, ne vizatojmë zemrën e njeriut të cilën e ngjyrosim më pas me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër. Zemrën e vizatuar e prejmë sipas formës, me anë të gërshërëve, sikurse në videon ilustruese. |
Hapi 5 | Duke përdorur këtë ilustrim, bashkë me fëmijën diskutojmë rreth formës, enëve dhe pjesëve të zemrës. |
Leave a Reply