Zbritja e dy numrave deri në 10

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja identifikon numrat deri në 10;
  • Nxënësi/ja dallon të zbritshmin dhe zbritësen;
  • Nxënësi/ja gjen ndryshimin e të zbritshmit dhe zbritësit;
  • Nxënësi/ja përdorë në mënyrë të drejtë ndryshimin e fituar nga dy numrat;
  • Nxënësi/ja përshkruan në mënyrë të saktë ndryshimin e fituar.
  • Nxënësi/ja kupton në mënyrë logjike ndarjen e numrave.

Materialet e nevojshme:

  • Petëzat (rrathët) me ngjyra të ndryshme;
  • Numrat e vizatuar apo të plastifikuar dhe shenjat matematikore (zbritjes dhe barazimit);
  • Modelimi i gishtave të dorës;
  • Drejtkëndëshi në sipërfaqen e të cilit i vendosim petëzat përgjatë realizimit të zbritjes së dy numrave.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Nxënësin/ën e udhëzojmë që të vendos petëzat (rrathët) në numër (në vlerë) të të zbritshmit e pastaj të largoj (heq) petëzat, në numër (në vlerë) të zbritësit.
Hapi 2 Petëzat e mbetura rezultojnë me ndryshimin e tyre, kur i numëron. Në fund e shënon rezultatin e ndryshimit.
Këtë aktivitet mund ta realizoni me çfarëdo lloj materiali që keni në dispozicion si p.sh toptha të vegjël, shkopinj, kubëza, kokrra pasuli, lapsa me ngjyrë ,rruaza, figura të njëjta etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content