Ylberi
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja njeh ylberin;
- Nxënësi/ja kupton ngjyrat e ylberit;
- Nxënësi/ja formon plastelinat;
- Nxënësi/ja renditë plastelinat në formën e ylberit;
- Nxënësi/ja ushtron fino motoriken.
Materiali i nevojshëm:
- Plastelinë me ngjyra të ndryshme;
- Fotografi e ylberit.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht përpara nxënësit/ës vendosim plastelinën dhe fotografinë e ylberit.
|
Hapi
2 |
Më pas, nxënësit/ës i shpjegohet për ylberin dhe ngjyrat e tij. |
Hapi 3 |
Pastaj, nxënësin/ën e udhëzojmë se si të formojë plastelinën e ngjyrave të ndryshme për të krijuar vijat e ylberit |
Hapi
4 |
Formojmë një nga një vijat e ylberit me ngjyrat përkatëse |
Hapi 5 | Duke shikuar fotografinë, nxënësi rëndit plastelinën e formuar me dorë në formë të ngjyrave të ylberit. |
Hapi 6 | Në fund me plastelinën me ngjyrë të bardhë, formojmë retë që i vendosim në të dy anët e ylberit. |
Leave a Reply