Vizatojmë përmes pikave

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson të përdorë lapsin;
  • Nxënësi/ja mëson të bashkojë pikat me laps;
  • Nxënësi/ja kupton se si të vizatojë sipas modelit;
  • Nxënësi/ja analizon se si duhet të vizatojmë figurën.

Materiali i nevojshëm:

  • Lapsi,
  • Fleta.

Përshkrim i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht, në një fletë të bardhë vizatojmë një figurë me vija të ndërprera apo pika. Kjo figurë në fillim duhet të jetë e thjeshtë dhe të mos ketë shumë detaje. P.sh. ne mund të vizatojmë një flutur apo lule.
Hapi

2

Më pas, duke i ofruar ndihmë të plotë, i kërkojmë nxënësit që të fillojë t’i bashkojë vijat e ndërprera apo pikat për të formësuar figurën. Gjatë procesit ne e tërheqim ndihmën gradualisht, për t’i dhënë mundësi nxënësit/ës që të performojë detyrën i/e pavarur.
Hapi 3 Më pas mund të vizatojmë ndonjë figurë tjetër më të detajuar, për t’i ndihmuar nxënësit/ës që të ushtrojë më shumë dhe të fitojë aftësi më të larta për të formësuar figurën.
Hapi

4

Të njëjtin aktivitet e përsërisim me figura të ndryshme duke rritur gradualisht shkallën e vështirësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content