Vizatimi dhe punimi i pemës
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/a mëson të vizatojë;
- Nxënësi/ja mëson të ngjyros;
- Nxënësi/ja identifikon ngjyrat;
- Nxënësi/ja dallon format;
- Nxënësi/ja modelon dhe formon;
- Nxënësi/ja rrit koordinimin sy-dorë;
- Nxënësi/ja zhvillon kreativitetin;
- Nxënësi/ja zhvillon shkathtësitë fino-motorike.
Materiali i nevojshëm:
- Fletë (letër e bardhë);
- Laps;
- Ngjitës;
- Ngjyrat e ujit;
- Kikirik;
- Marker.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht bashkë me nxënësin/ën shikojmë videon ilustruese. |
Hapi 2 | Vendosim të gjitha mjetet e punës në tavolinë. |
Hapi 3 | Në një letër të bardhë me dorë të lirë vizatojmë modelin e trungut të pemës, degët dhe gjethet e sajë. |
Hapi 4 | Udhëzojmë nxënësin/ën që me marker të përkufizojë degët dhe të ngjyrosë trungun e saj |
Hapi 5 | Udhëzojmë nxënësin/ën që të marr kikirikët (të formës gjysmë sferike) dhe me ngjitës t’i vendos në degët e saj. |
Hapi 6 | Modelojmë formën e zogjve duke ngjyrosur me ngjyra ( të kuqe, të kaltër, verdhë, kafe etj), sipas udhëzimeve në video. |
Hapi 7 | Pastaj me ngjyrë të gjelbër ngjyrosim gjethet. Kështu do të fitojmë pamjen e një trungu me gjethe me zogj. |
Leave a Reply