Veshmbathjet sipas stinës

Rezultatet e të nxënit

  • Nxënësi/ja emërton veshmbathjet;
  • Nxënësi/ja dallon rrobat sipas karakteristikave dhe funksioneve të tyre;
  • Nxënësi/ja klasifikon veshmbathjet sipas stinës.

Materialet e nevojshme:

  • Rroba të stinëve të ndryshme.

Përshkrimi i aktivitetit:  

Hapi 1 Në një shportë vendosim rroba të stinëve të ndryshme sikurse në vijim: dorëza, kapela, shalle, pantallona të shkurtër, fustane, bluza etj.
Hapi

2

Më pas, nxënësit i sqarojmë se ne duhet të vishemi me rroba që i përshtaten temperaturës së jashtme, p.sh. kur është ftohët ne duhet të veshim rroba të ngrohta, apo kur është ngrohtë ne duhet të vishemi me rroba të lehta/ shkurta.
Hapi 3 Më pas kërkojmë nga nxënësi/ja që të fillojë të klasifikojë veshjet sipas stinës, duke dalluar kryesisht veshjet e dimrit dhe ato të verës.
Hapi

4

Kërkojmë nga nxënësi/ja që secilën veshje që klasifikon të emërtojë dhe përshkruaj se si e përdorim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content