Veshja dhe zhveshja e rrobave

Rezultatet e të nxënit :

  • Nxënësi/ja njeh pjesët e trupit;
  • Nxënësi/ja dallon rrobat;
  • Nxënësi/ja mëson të zhvishet dhe vishet.
  • Nxënësi/ja kupton – para, pas, lart, poshtë, djathtas, majtas etj.

Materialet dhe kushtet  nevojshme:

  • Zgjidhni rroba që janë të lehta për tu veshur dhe zhveshur.
  • Zgjidhni rrobat me zinxhirë në vend te rrobave me kopsa (pulla) kur është e mundur.
  • Zgjidhni rroba me kopsa ( pulla) të mëdha dhe jo të vogla dhe të buta kur është e mundur.
  • Zgjidhni rrobat që kanë pjesën ku vendoset koka me te hapur.

Shkathtësitë kryesore që nevojiten për zhveshjen, veshjen:

  • Njohja e pjesëve të trupit, p.sh ngrite dorën, vejë shallin rreth koke, mbylle zinxhirin e bluzës, ngrehi çorapet mbi nyje të këmbës etj.
  • Kontrollimi i trupi dhe ekuilibri, p.sh ngritja e një këmbe apo dore në të njëjtën kohë, lakimi përpara.
  • Shtrëngimi i trupit për të mbyllur zinxhirin apo pullat, shtyrja e një dore në mëngë, tërheqja e çorapeve.
  • Aftësinë e lëvizjes , p.sh lëvizje të mira të gishtave, kapja e kopsave (pullave), ti gjej vrimat e kopsave, zinxhirëve, lidhëseve dhe aftësisë të mbajë rrobat si duhet, me qëllim që t’i mbërthejë dhe t’i zbërthejë shpejt me njërën dorë.
  • Njohja e gjuhës së duhur, p.sh djathtas/ majtas, lart/poshtë, në fillim / në fund, përpara/pas, brenda/jashtë, ngrehe/lëshoje, etj.

 

Si dhe emrat e rrobave të ndryshme p.sh fustan, rrip, pantallona, pallto, çorape, këpucë, bluzë, kapele dhe këpucë etj.

Rrobat me zinxhirë, në vend te atyre me kopsa (pulla) janë me te përshtatshme kur është e mundur.

Fëmija i verbër duhet të mësoj ndryshimin e materialeve të rrobave, dhe të dalloj një rrobe nga tjetra

Fëmijën e drejtoni dhe punoni me atë duke i qëndruar nga pas,  është më e natyrshme qe një rrobe të zhvendoset nga pas sesa të tërhiqet përpara

Inkurajoni fëmijën duke marrë duart e tij së bashku me tuat, (nëse është e nevojshme) ta shtyjë bluzën deri në fund të njërës dorë– kështu qe detyra e tij është ta shtyjë atë

Ju i largoni gjithë rrobat dhe i leni vetëm një çorape dhe i kërkoni “hiqe çorapen’’.

Ju i largoni gjithë rrobat dhe i leni vetëm një çorape dhe i kërkoni “hiqe çorapen’’.

 

Përshkrimi i njësisë/aktivitetit:

Aftësitë e zhveshjes dhe veshjes duhet të mësohen vetëm në një kohë të përshtatshme, p.sh kur fëmija shkon në shtrat ose zgjohet, shkon në tualet, shkon në shkollë, del jashtë ose kthehet brenda në shtëpi.

Fëmija i verbër duhet të mësoj ndryshimin e materialeve të rrobave, dhe të dalloj një rrobe nga tjetra, dhe ka nevojë për ndihmë që të mëson se si është një rrobe brenda, jashtë apo lart dhe poshtë – shenjat dalluese ( si qëndismat, ndërthurjet etj), janë shumë ndihmuese. Këto thurje mund të bëhen në pjesën e qafës, (belit, çorapëve), kështu qe fëmija mëson t’i gjej ato ngadalë në çdo rrobë.

Jeni të durueshëm – ndiqni të njëjtët hapa apo metodë dhe përdorni të njëjtën gjuhë sa herë që kaloni duke e veshur ose zhveshur.

Fëmijën e drejtoni dhe punoni me atë, duke i qëndruar nga pas, është më e natyrshme qe një rrobe të zhvendoset nga pas sesa të tërhiqet përpara.

Filloni me zhveshjen – është më lehtë të hiqni gjërat sesa t’i vendosni ato.

Mbani mend të flisni me fëmijën për atë se çka ai po bënë – flisni me fjalë duke përshkruar veprimin. Ky aktivitet verbal krijon një bashkëveprim në mes të veshjes dhe aktivitet që ai po bën, dhe i lejon atij të filloj përvetësimin e fjalëve të duhura.

Është shumë e dobishme kur e vishni dhe e zhvishni të filloni me hapa të vegjël kështu qe fëmija juaj ndihet i suksesshëm për secilin hap që kompleton.

Inkurajoni fëmijën duke marrë duart e tij së bashku me tuat, (nëse është e nevojshme) ta shtyjë bluzën deri në fund të njërës dorë– kështu qe detyra e tij është ta shtyjë atë, i thuaj: “hiqe bluzën” nëse ai e bën këtë hap mirë vazhdo me tjetrin.

Ju i largoni gjithë rrobat dhe i leni vetëm një çorapë dhe i kërkoni ‘’hiqe çorapen’’.

Ju i vendosni pallton në krahë, kështu që ai me dorën e djathtë le ta tërheqë mëngën e majtë.

Ndihmuese dhe shumë e dobishme është që fëmija juaj të mësojë për veshje të përshtatshme – për shembull kur të vishni xhinse dhe këpucë të forta, kur të vishni një veshje për festë etj.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content