Vendosja e rruazave në penjë apo tel të hollë…
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja arrin t’i përdorë, merr, rruazat pa ndihmë nga vendet e caktuara;
- Nxënësi/ja arrin t’i vendos rruazat në pe apo tel të hollë pa ndihmë;
- Nxënësi/ja arrin të ketë koordinim të mirë dorë-dorë dhe dorë-sy.
Materialet e nevojshme:
- Pe ose tel i hollë;
- Rruaza të ndryshme.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht nxënësin/ën e njoftojmë me madhësinë e rruazave që kemi në dispozicion. Këtë e bëjmë duke ja dhënë rruazat në dorë dhe duke përshkruar karakteristikat e tyre, sikurse: e madhe, e vogël, e mesme, e rrumbullakët, e rrafshët etj. |
Hapi 2 | Nxënësit/ën i japim perin apo teli e hollë në dorën e djathtë, kurse me dorën e majtë i merr rruazat një nga një. |
Hapi 3 | E udhëzojmë nxënësin/ën që përmes gishtit tregues të dorës së djathtë e gjen vrimën në rruaza dhe e fut në pe apo në telin e hollë. |
Hapi
4 |
Me dorën e majtë e mban majën e perit apo telit të hollë, pastaj me dorën e djathtë i shtyn rruazat poshtë. |
Hapi
5
|
Këtë aktivitet i përsërisim disa herë, deri sa nxënësi/ja të mund ta kryejë këtë aktivitet i/e pavarur. |
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply