Vargu i numrave 0-10

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja numëron nga 0-10;
  • Nxënësi/ja rendit numrat prej 0-10;
  • Nxënësi/ja njeh cili numër vjen PAS numrit paraprak;
  • Nxënësi/ja lidh  numrat përmes llastikut duke krijuar vargun e numrave prej 0-10.

Materialet e nevojshme:

  • Një pllakë druri;
  • Numrat nga goma EVA;
  • Gozhda me ngjyra ;
  • Llastikë.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi

 1

Fillimisht marrim materialin e përgatitur me herët dhe ia prezantojmë nxënësit/ës.
Hapi

  2

Nga nxënësi/ja kërkojmë: “Numëro nga 0 deri 10”.
Hapi 3 E sqarojmë aktivitetin duke ia demonstruar paraprakisht.
Hapi

 4

Më pas udhëzojmë nxënësin/ën  ” Lidh numrin zero(0) me numrin PAS tij (me numrin 1) duke vendosur llastikun mes numrit  0 dhe 1.
Hapi

 4

Përsërisim aktivitetin deri sa nxënësi/ja të lidh numrat njërin pas tjetrit duke krijuar vargun e numrave nga 0 deri 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content