SI TI VIJOJMË AKTIVITETET MËSIMORE

HAPI 1

Për t’u qasur në fushën e kurrikulës apo në fushën e aktiviteteve, atëherë klikoni në aktivitetet mësimore që e gjeni në pjesën e sipërme të menysë, siç është e paraqitur në figurën më poshtë.

HAPI 2

Varësisht nga nevojat tuaja, në hapin e dytë ju mund të qaseni në fushën e aktiviteteve (përfshin aktivitete dhe udhëzime për fëmijët me nevoja të veçanta që kanë dëmtime  të rënda dhe shumëfishta) apo në fushën e kurrikulës (përdoret për nxënësit me nevoja të veçanta të cilët arsimohen me  planprogramin e rregullt dhe Plan Individual të Arsimit).

HAPI 3

Pas përzgjedhjes suaj (në rastin tonë fushat e kurrikulës), atëherë ju paraqitet lista e plotë me lëndët që ofrohen. Klikoni njërën nga këto për të vazhduar në hapin e ardhshëm.

HAPI 4

Në këtë hap paraqiten të gjitha mësimet që ofrohen në lëndën përkatëse. Për të vazhduar me ndonjërën nga këto, atëherë klikoni tek shfaqe aktivitetin.

HAPI 5

Kjo më poshtë është faqja ku janë të shfaqura aktivitetet mësimore, të cilat prezantohen përmes tekstit, fotografive dhe videove të përgatitura.

HAPI 6

Në fund të faqes e keni mundësinë për të komentuar, ku në kutinë e parë shkruani mesazhin që dëshironi, tek name vendosni emrin tuaj, më pas emailin dhe web nëse keni, e fare në fund klikoni post comment për të dërguar mesazhin tuaj.

SI TA PËRDORIM ACCESIBILITY TOOLS

HAPI 1

Në anën e majtë të faqes, e keni mundësinë për t’u qasur në accesibility tools, ashtu siç është paraqitur në figurën më poshtë.

HAPI 2

Pasi që klikoni menjëherë ju hapet shiriti me opsionet që ofron ajo.

HAPI 3

Opsioni i parë ju mundëson që sipas nevojës tuaj të rritni madhësinë e shkronjave në faqe, aq sa keni dëshirë. Nëse dëshironi t’i zvogëloni klikoni më poshtë zvogëlo madhësinë e shkronjave.

HAPI 4

Ky opsion ju mundëson që të transformoni faqen vetëm në ngjyra bazë: bardhë e zi.

HAPI 5

Opsion tjetër që ju mundësohet është edhe ai kontrast negativ ku prapavija e faqes bëhet e zezë ndërsa shkronjat janë me ngjyra më të ndezura, si në figurën më poshtë.

Për të kthyer faqen në gjendjen e mëparshme, atëherë mund të klikoni në opsionin reset.

Skip to content