UNIT 9 -CLOTHES

Rezultatet e të nxënit :

  • Nxënësi/ja mëson emrat e rrobave  përmendësh dhe i interpreton ato në gjuhë të shenjave;
  • Nxënësi/ja i përkthen emrat që i sheh në sllajdet nga youtube;
  • Nxënësi/ja mëson dhe interpreton në gjuhën e shenjave shumicën e emrave të veshmbathjeve  që i përdorim  çdo ditë;
  • Nxënësi/ja është komunikues efektiv  përmes  shenjave;

Materialet e nevojshme:

  • Libri ACCESS – students – book 3  dhe youtube CLOTHS;
  • Ilustrime: foto video.

Përshkrimi i njësisë/aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht e shikojmë videon ilustruese të cilën mund ta gjejmë të publikuar në platformë.
Hapi 2 Video përmban fotografi dhe emërtime të rrobave të ndryshme, të cilat nxënësi/ja mund t’i shikoj me kujdes dhe të marr shënime. Kur flasim për veshmbathjet, diskutojmë se si ato përdorim nëpër raste të ndryshme, në jetën e përditshme dhe gjatë ceremonive si: martesore, sportive, tradicionale. Sqarojmë se si popuj dhe kultura të ndryshme, identifikohen me veshmbathje specifike.
Hapi 3 Më pas mund të përdorim informatat në vijim, për t’i shpjeguar nxënësit se si përkthehen saktësisht emërtimet e rrobave në gjuhën shqipe.
Hapi 4 Në ndërkohe  mund t`i shihni nxënëset me interpretim të mësimit në gjuhën e shenjave: Artina Berisha , Blerina Thaçi .
Hapi 5 Kërkoni nga nxënësi që të përsërisë interpretimet në gjuhën e shenjave apo përforconi njohuritë duke i shoqëruar fotografitë e rrobave me emërtimin në gjuhën angleze, përkthimin në gjuhën shqipe dhe interpretimin në gjuhën e shenjave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content