Uji dhe përdorimi i ujit

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë e ujit;
  • Nxënësi/ja mëson se për çfarë përdoret uji në jetën e përditshme;
  • Nxënësi/ja përshkruan se çfarë shije ka uji.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në platformë;
  • Laps.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Në fillim, shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: “Udhëzimet për Detyrë”.
Hapi 2 Pastaj fillojmë të diskutojmë me nxënësin/ën në lidhje me rëndësinë e ujit për jetën e njeriut. Nxënësit/ës i shpjegojmë se pa ujë nuk ka jetë për botën e gjallë. Pyesim nxënësin se pse mendon që uji është i rëndësishëm për jetën e njeriut.
Hapi 3 Nxënësit/ës i shpjegojmë se kemi tre lloje të ujërave: të ëmbël, të njelmët dhe të tharët
Hapi 4 Pyesim nxënësin/ën se për çfarë e përdorim ujin ?. Nxënësin/ën e drejtojmë drejtë përgjigjeve sikur në vijim: për pije, për ujitje, për pastrim, për gatim etj.
Hapi 5 Duke qenë se uji është kaq i rëndësishëm për jetën e njeriut, nxënësit/ës i shpjegojmë se sa e rëndësishme është që ta kursejmë atë.
Hapi 6

 

Vazhdojmë zbatimin e këtij aktiviteti, bazuar në materialin e shkarkuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content