Trupat qiellor: Dielli, Toka dhe Hëna

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja Identifikon trupat qiellor;
  • Nxënësi/ja përshkruan trupat qiellor;
  • Nxënësi/ja kupton format e trupave qiellor;
  • Nxënësi/ja kupton lëvizjet e trupave qiellor.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në platformë.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht përpara nxënësit/ës tregojmë imazhin në materialin e publikuar ku janë të paraqitura trupat qiellor,  planeti tokë Dielli dhe Hëna. Shpjegoni nxënësit/ës se si cikli i tokës për tu sjellë rreth Diellit zgjat 365 ditë dhe se si toka sillet rreth boshtit të vet për 24 orë.
Hapi 2 I shpjegojmë nxënësit për madhësinë e Diellit, formën sferike, nxehtësinë dhe dritën që liron. Pastaj vazhdojmë me Hënën, dhe shpjegojmë se Hëna është satelit natyral i Tokës, ka formë sferike, është me e vogël se Toka dhe rrotullohet rreth sa. , ajo lëvizë rrotullohet rreth Tokës. Në fund i shpjegohet për Tokën, e cila ka formën elipsoide, ajo sillet rreth Diellit dhe është planeti ku jetojmë ne.
Hapi 3 Udhëzojeni nxënësin/ën që të vizatojë pamjen e njëjte ku përfshihen trupat qiellorë.
Hapi 3 Në kuadër të aktivitetit të dytë, e udhëzojmë nxënësin/ën që të shkruaj emrat e trupave qiellor të cilët i sheh të ilustruar në fotografi.
Hapi 5 Ndërsa në kuadër të aktivitetit të tretë, e udhëzojmë nxënësin/ën që të lidhë me shigjeta fjalët nga ana e majtë me fotografitë në anën e djathtë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content