Tretësirat

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja përshkruan se çfarë janë tretësirat;
  • Nxënësi/ja tregon se si formohen tretësirat;
  • Nxënësi/ja kupton se cili është tretësi dhe cila është substanca e tretur;
  • Nxënësi/ja shpjegon ndikimin e temperaturës në tretshmërinë e substancave;
  • Nxënësi/ja identifikon tretësirat nga jo tretësirat

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në platformë;
  • Lapsi.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë me emërtimin: “Tretësirat”.
Hapi 2 Shpjegoni nxënësit/ës bazuar në materialin e publikuar se tretësirat mund të fitohen me përzierjen e substancave nga të gjitha gjendjet agregate, po edhe vetë tretjet gjenden në të gjitha gjendje agregate. P.sh. çaji është tretësira e ujit me çaj, kafeja është tretësira e ujit me kafe, ajri është tretje e gaztë, uji i detit dhe i liqenit janë tretje të lëngëta etj. Nxënësit/ës shpjegoni se çdo tretësirë përbëhet nga tretësi dhe substanca e tretur.
Hapi 3 Për ta parë ketë në praktikë, zbatoni aktivitetin e parë në kuadër të materialit të publikuar. Udhëzojeni nxënësin/ën që të  mbush një gotë me ujë (të ftohtë ) dhe në të,  të  vendos nga dy lugë të ushqimit me kripë dhe sheqer dhe e shohim se si kristalet e sheqerit dhe kripës treten dhe zhduken ne ujë pas një kohe.
Hapi 4 Në mënyrë që nxënësi/ja të kuptojë më mirë substancën e tretur dhe substancën tretëse, diskutoni rreth kësaj dhe mundohuni të identifikoni ato. Sqaroni se substanca e tretur në shembullin paraprak është sheqeri apo kripa, ndërsa substanca tretëse është uji.
Hapi 5 Në kudër të aktivitetit të katërt, udhëzojeni nxënësin/ën që të identifikojë substancat tretëse dhe ato jo tretëse në mesin e substancave të ilustruara me foto.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content