TREKËNDËSHI
Rezultatet e të nxënit :
- Nxënësi/ja sqaron pse quhet trekëndësh;
- Nxënësi/ja emërton trekëndëshat ne baze te gjatësisë se brinjëve;
- Nxënësi/ja emërton trekëndëshat ne baze të madhësisë se këndeve;
- Nxënësi/ja analizon dhe kupton pse quhen trekëndësh brinjëndryshëm, barabrinjës, barakrahësh;
- Nxënësi/ja analizon dhe kupton pse quhet trekëndësh kënddrejtë, këndngushtë, këndgjerë.
Materialet e nevojshme:
- Libri i Matematikes klasa e VIII-të;
- Trekëndësh;
- Kompas;
- Lapsi;
- Goma;
- Fletore;
- Ilustrime nga interneti.
Përshkrimi i aktivitetit:
Trekëndëshi është njëra nga figurat themelore në gjeometri. Trekëndëshi formohet me bashkimin e tre pikave të cilat nuk shtrihen në një drejtëze me vija të drejta. Pikat quhen kulme të trekëndëshit ndërsa pjesa e drejtëzës (vijës së drejtë) që ndodhet ndërmjet kulmeve quhet brinjë e trekëndëshit. Trekëndëshi quhet kështu sepse ka tre kënde, tre brinje, tre kulme.
Dallimet e trekëndëshit ne bazë te gjatësisë se brinjëve:
- Trekëndëshi brinjëndryshëm;
- Trekëndëshi barabrinjës;
- Trekëndëshi barakrahësh.
Dallimet e trekëndëshave ne bazë te madhësisë se këndeve:
- Trekëndëshi kënddrejtë;
- Trekëndëshi këndngushtë;
- Trekëndëshi këndgjerë.
…………………………………………………………..
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply