Teksti biografik Klasa 9
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson tekstin biografik;
- Nxënësi/ja mëson të kërkojë të dhëna në internet për biografinë e vet.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë ( Më shumë në njësinë mësimore për biografinë: https://youtu.be/qD54iËlA4sg
Dua Lipa
Lindja: 22 Gusht 1995
Mosha: 24 vjeç
Vendi i lindjes: Londër, Angli
Prejardhja: Kosova
Profesioni: Këngëtare
Lloji i muzikës: Pop
Fillimi i karrierës: 2015
Hiti i parë i madh: Be the one
Albumi i parë: “Dua Lipa” 2017
Albumi i dytë: Future Nostalgia 2020
Është nominuar për dhjetëra çmime dhe ka fituar disa prej tyre.
Përshkrimi i njësisë:
Biografia është shkrim për jetën dhe veprën e një njeriu, zakonisht të famshëm ose të rëndësishëm. Shkrimi biografik mund të jetë i shkurtër në formë artikulli, apo i gjatë si vepër apo film biografik.
Kërkoni nga nxënësi/ja që me të dhënat elementare për këngëtaren Dua Lipa, të shkruaj një tekst biografik.
Biografinë mund ta plotësoni me këto tema:
- Këngët më të suksesshme të saj;
- Çmimet që ka fituar dhe nominimet për këngët dhe albumet e saj;
- Suksese tjera të saj: filmi, modelimi, turnetë;
- Festivali dhe fondacioni Sanny Hill;
- Historia e familjes Lipa dhe prindërve të saj duke filluar nga jeta në Kosovë, etj.
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply