Të gjejmë instrumentet muzikore
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja njeh instrumentet muzikore;
- Nxënësi/ja dallon instrumentet muzikore;
- Nxënësi/ja emërton instrumentet muzikore.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i printuar me ngjyra, lapsi dhe goma.
Përshkrimi i aktivitetit:
HAPI 1 | Kërkojmë nga nxënësi/ja : “Përmend disa instrumente muzikore që i njeh”. Diskutojmë me nxënësin/ën rreth karakteristikave të atyre instrumenteve. |
HAPI 2 | Ofrojmë materialin me instrumente të ndryshme dhe kërkojmë nga nxënësi/ja: “Dallo instrumentet muzikore dhe shpjego se mbi bazën e cilave karakteristika po i dallon ato instrumente muzikore”. |
HAPI 3 | Udhëzojmë nxënësin/ën: “Rretho instrumentet muzikore në materialin e dhënë”. |
HAPI 4 | Pastaj kërkojmë nga nxënësi /ja: “Emërto instrumentet e rrethuara në material”. |
HAPI 5 | Kërkojmë nga nxënësi/ja : “Numëro instrumentet e gjetura në material”. |
Leave a Reply