Tabela e rrokjeve
Rezultatet e të nxënit
- Nxënësi/ja lexon rrokjet;
- Nxënësi/ja gjen rrokjen e kërkuar;
- Nxënësi/ja bashkon rrokjet;
- Nxënësi/ja zhvillon motoriken fine
Materiali i nevojshme
- Materiali i publikuar në platformë
- Letër me ngjyra;
- Fletë plastifikuese( letër kartoni );
- Vizore;
- Marker;
- Gërshërë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Tema mësimore – Tabela e rrokjeve. |
Hapi 2 | Tabelën e rrokjeve që gjendet në faqen e dytë të materialit, mund ta printojmë apo ri-shkruajmë, varësisht mundësive. |
Hapi 3 | Në letër të thjeshtë apo një karton, e ndani në katror të barabartë ku shënoni rrokje të ndryshme, sikurse në fotografinë ilustruese. Nëse rrokjet i shkruani në letër të thjeshtë, për shkak të mundësisë për përdorim më të gjatë, është me rëndësi që atë ta plastifikoni. Nëse rrokjet i shkruani në karton, kjo nuk është e nevojshme. |
Hapi
4 |
Nga nxënësi/ja kërkojmë që fillimisht të lexojë të gjitha rrokjet në tabelë. |
Hapi
5
|
Më pas, nga nxënësi/ja kërkojmë që të tërheq një rrokje nga ato që kemi copëzuar, ta lexojë dhe të kërkojë në tabelë për rrokjen e njëjtë. Pasi që ta gjejë, udhëzojmë nxënësin/ën që rrokjen ta vendos në vendin e duhur në tabelë. |
Leave a Reply