Stinët e vitit
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dallon karakteristikat themelore të stinëve të vitit;
- Nxënësi/ja përshkruan ndryshimet e natyrës gjatë stinëve të vitit.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar;
- Lapsi
Metoda: Pyetje drejtuar fëmijës, bashkëbisedim dhe sqarim.
Forma e punës: individuale.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë, me emërtimin: Dallimi i stinëve të vitit. |
Hapi 2 | Në fletën e parë të materialit janë të ilustruara 4 pemë në stinë të ndryshme të vitit. Kërkoni nga nxënësi/ja që të tregojë për secilën se cilës stinë i takon. Diskutoni mbi dallimet dhe karakteristikat e dallueshme të pemëve në stinë të ndryshme. |
Hapi 3 | Në faqen e dytë të materialit janë ilustruar karakteristika të ndryshme të stinës së pranverës sikurse: ngrohtësia e diellit, rrobat që mund të veshim, rikthimi i zogjve etj. Diskutoni bashkë me nxënësin/ën për secilën prej tyre. |
Hapi
4 |
Ne faqen e tretë të materialit janë ilustruar karakteristika të ndryshme të stinës së verës, sikurse: deti, dredhëzat etj Diskutoni bashkë me nxënësin/ën për secilën prej tyre.
|
Hapi
5 |
Në faqen e katërt të materialit janë ilustruar karakteristika të ndryshme të stinës së vjeshtës sikurse: shiu, qara, çizmet etj. Diskutoni bashkë me nxënësin/ën për secilën prej tyre. |
Hapi
6 |
Në faqen e pestë të materialit janë ilustruar karakteristika të ndryshme të stinës së dimrit sikurse: bora, dorëzat, gjumi i ariut etj. Diskutoni bashkë me nxënësin/ën për secilën prej tyre. |
Hapi 7
|
Në fund mund të kërkoni nga nxënësi të ilustrojë/ vizatojë sipas imagjinatës së tij/saj stinët e vitit. |
Leave a Reply