Stina e pranverës

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja njeh stinën e pranverës;
  • Nxënësi/ja kupton se çka e karakterizon këtë stinë;
  • Nxënësi/ja vizaton stinën e pranverës;
  • Nxënësi/ja dallon stinën e pranverës nga stinët tjera.

Materialet e nevojshme:

  • Video ilustruese në platformë;
  • Laps;
  • Letër;
  • Ngjyra.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht nxënësit/ës i shpjegojmë shkurtimisht stinët e vitit. Pastaj fokusohemi në stinën e Pranverës.
Hapi

2

Pyesim nxënësin/ën se çfarë din ai/ajo në lidhje me stinën e Pranverës?.
Hapi 3 Më pas, nxënësit i tregojmë videon ilustruese në kuadër të këtij aktiviteti në platformë.
Hapi

4

Më pas, diskutojmë bashkë me nxënësin/ën për ato që kemi parë në video. Fokusohemi tek karakteristikat e stinës së pranverës sikurse në vijim:

· Në pranverë këndojnë zogjtë

· Në pranverë fluturojnë fluturat

· Në pranverë ngroh më shumë dielli

· Në pranverë shohim më shumë ylberin

· Në pranverë qelin lulet dhe gjelbërohet natyra.

Hapi 5 Më pas kërkojmë nga nxënësi/ja që të vizatojë stinën e pranverës dhe të përshkruaj me fjalë atë që ka vizatuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content