Stina e pranverës
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja përshkruan karakteristikat e stinës së pranverës;
- Nxënësi/ja dallon karakteristikat themelore të stinës së pranverës nga karakteristikat e stinëve të tjera;
- Nxënësi/ja identifikon muajt e stinës së paraverës;
- Nxënësi/ja dallon pemët e stinës së pranverës.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë;
- Lapsi.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Stina e Pranverës. |
Hapi
2 |
Nxënësit/ës i shpjegojmë shkurtimisht stinët e vitit. Pastaj fokusohemi në stinën e Pranverës. |
Hapi 3 | Pyesim nxënësin/ën se çfarë din ai/ajo në lidhje me stinën e Pranverës?. |
Hapi
4 |
Më pas, nxënësit i shpjegojmë se Stina e pranverës është stina e parë e vitit. Ajo fillon me 21 Mars dhe përfundon me 22 Qershor. Në pranverë gjelbërohet natyra, lulëzojnë pemët, zogjtë shtegtar kthehen në vendin tonë, dita zgjatet, kurse nata shkurtohet, shkollarët i gëzohen pushimit pranveror, piqet dredhëza dhe qershia dhe shënohen shumë ngjarje të rëndësishme, në mesin e tyre edhe 1 Qershori. |
Hapi 5 | Bazuar në materialin e publikuar kërkojmë nga nxënësi/ja që përshkruaj fillimisht se çfarë po sheh në secilën nga fotograf që është dhënë në material dhe më pas t’i emërtoj ato. Sipas aftësisë së fëmijës/nxënësit mund edhe të plotësohen fjalët më shkronjat që mungojnë. |
Hapi
6 |
Në aktivitetin e dytë, udhëzojmë nxënësin/ën që me lajmëtarët e parë të stinë së pranverës të cilët paraqiten në fotografi, të formoni një tekst mësimor |
Hapi
7 |
Në aktivitetin e tretë, udhëzojmë nxënësin që mesin e dymbëdhjetë muajve të vitit, fillimisht të identifikojë muajt e stinës së pranverës, pastaj të shënojë në tabelën e emërtuar këta muaj |
Hapi 8 | Duke e konsultuar materialin e publikuar, vazhdojmë edhe me aktivitetet e tjera të parapara. |
Leave a Reply